
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me përplasjen e deputetëve të PD-së me policinë.
Karamuço konfirmoi se polici nuk ka pasur armë. Sipas tij, pamjen e ka parë me rezolucion të lartë dhe shihet qartë që dora e policit nuk është te një armë siç aludoi PD, por te spraji me gaz.
Eksperti shton se Garda e Republikës ka njësi të veçanta dhe se FNSH nuk duhet të ishte para Kuvendit sot.
“E para ishte një nga arsyet që javën e kaluar u anulua seanca parlamentare ndërkohë që ishte Erdogan sepse pritej një situatë e tillë dhe nuk menaxhoheshin. E dyta, ka pasur një përplasje sot midis forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe të gardës së republikës. Ka qenë e dukshme. Ka pasur një përplasje në debat për zbatimin korrekt të ligjit dhe rregulloreve për objektin e rëndësisë së veçantë, nga e cila FNSH nuk duhet të ishte fare aty. Në perimetrin e sigurisë të parlamentit, urdhrin për mbështetjen me forca e jep kryetarja e Kuvendit ose me delegim sekretari i përgjithshëm. Garda e republikës ka njësi të veçanta, këta nuk duhet të jenë këtu. Për këtë është diskutuar, po analizohet sepse askush nuk e di kush e ka thirrur FNSH aty”, tha Karamuço për “Abc News”.
Lini një Përgjigje