
Gazetarja Anduena Llabani ka folur lidhur me dosjen “Partizani”. Ajo tha se koha prej 10 ditësh që i është vënë në dispozicion gjyqtares e cila po merret me këtë dosje, është e pakta pasi ka shumë volum.
Gazetarja u shpreh se 34 fashikuj janë shumë dhe se duhet më tepër kohë. Anduena tha gjithashtu se Gjyata ose do ta kthejë, ose do ta pushojë për plotësim provash, ose do ta çojë ashtu siç është për gjykim.
“Gjyqi paraprak është shumë i rëndësishëm për sa i përket dosjes Berisha, sepse janë 34 fashikuj, afati që ka gjyqtarja paraprake, për ta shqyrtuar nëse do të vazhdojmë shqyrtimin gjyqësor me këto akte që ka arritur deri më tani Gjykata ka tre variante, o do ta kthejë, o do ta pushojë për plotësim provash, ose do ta çojë ashtu siç është për gjykim. Është një afat shumë i vogël, vetëm 10 ditë dhe nuk më duket e arsyeshme koha që i është gjyqtarit paraprak në lidhje me dosjen Berisha për shkak të volumit të çështjes dhe materialeve që janë në dosje”, tha ajo për “Abc News”.
Lini një Përgjigje