
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me përplasjen e deputetët të Partisë Demokratike me policinë.
Ai tregon se forcat e policisë i thërret një titullar dhe i autorizon Garda sepse është ekskluzivitet i gardës ai perimetër.
Karamuço thekson se punonjësi i policisë nuk kishte armë pasi e çon dorën mbi jelekun taktik, poshtë sqetullës dhe aty disa prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë, mbajnë bombula neuroparalizuese.
“Komandanti i gardës ka qenë me ligjin dhe të drejtën në këtë rast. Forcat e policisë i thërret një titullar dhe i autorizon garda sepse është ekskluzivitet i gardës ai perimetër. Deri tani nuk dihet kush i ka thirrur. Këndi i bërrylit që çon dorën aty ku e ka çuar, e çon mbi jelekun taktik, poshtë sqetullës dhe aty disa prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë, mbajnë bombula neuroparalizuese. E kam parë me rezolucion të lartë, mesi i dorës ka një send të rrumbullakët që është fillimi i bombulës së gazit. Nuk ka pasur armë. Edhe këllëfi që e kanë bosh është pjesë e brezit kolektiv. Por që i kanë bosh sidomos FNSH, e ka me rregullore dhe ligj. Nuk iu lejohet që të mbajnë armë”, tha Karamuço për “Abc News”.
Lini një Përgjigje