TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2023, 22:56

A do bëhet Arben Ahmetaj i penduar i drejtësisë? Ish-prokurori zbulon prapaskenat

Shkruar nga Pamfleti

A do bëhet Arben Ahmetaj i penduar i drejtësisë? Ish-prokurori

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka dalë jashtë vendit. Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e tij, Ahmetaj nuk dihet se ku është. Ndërkohë ka shumë që thonë se ai mund të kthehet në një bashkëpunëtor me drejtësinë.

Por për ish-prokurorin Besnik Muçi duket e vështirë. Sipas tij, situata është shumë komplekse dhe shanset që Ahmetj të pendohet janë zero.

Dhe procesi i të penduarit është shumë i vështirë dhe nga ana proceduriale, por dhe nga pikëpamja praktike. Është shumë më komplekse sesa pendimi. Në këto vepra penale është mundësia e vogël pendimi. Pendimet bëhen për vepra penale më të rënda. Mendoj se mundësia është zero që Ahmetaj të pendohet”, tha Besnik Muçi.

muci ahmetaj

Lini një Përgjigje