TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2023, 22:29

“Çështja e Ahmetajt shpërthim i kontrolluar”, Bozdo: SPAK kontrollohet nga Rama, veproi nga presioni!

Shkruar nga Pamfleti

“Çështja e Ahmetajt shpërthim i kontrolluar”,

Demokrati Eno Bozdo, duke folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, deklaroi se ajo që duhet hetuar rreth aferës së inceneratorëve është e vërteta pas koncesionit.

Në një intervistë për emisionin “Open" në “News 24”, ai u shpreh ajo që po ndodh me Ahmetajn dhe të arrestuarit e tjerë në lidhje me këtë aferë është një “shpërthim i kontrolluar” nga ana e kryeministrit Rama, i cili sipas tij kontrollon SPAK.

Bozdo shtoi se kjo ka ndodhur për shkak se ka një presion publik dhe nga palë të treta, gjë që ka sjellë këtë veprim të drejtësisë.

Në të vërtetë ajo që duhet hetuar dhe ka interes të mirëfilltë publik është e vërteta pas këtij koncesioni. Pse u zgjodh kjo kompani, etj. Është një shpërthim i kontrolluar i gjithçkaje. SPAK kontrollohet nga Rama. Ka një presion publik dhe nga palë të treta që vjen ndaj drejtësisë. Nuk mund të mbyllet vetëm me dy personazhe kjo aferë”, u shpreh ai.

rama spak ahmetaj

Lini një Përgjigje