
Vasil Kalluci është shefi i “AMP” dhe ka nën nën mbikqyrje “DVP” Gjirokastër dhe njëkohësisht edhe Komisariatin Sarandë.
Vasil Kalluci ka një CV të gjerë në jetën e tij ai si fillimet e karrierës së tij ka qenë spiun i sigurimit të shtetit dhe mbas demokracisë spiunon dhe ju vë gjoba punonjësve të Policisë së Shtetit. Por në një denoncim që ka mbërritur në redaksi, ai ka lidhje dhe me kultivimin e kanabisit. Një oficer policie denoncon të gjitha aferat e tij.
Unë që po denoncoj jam një officer policie në komisariatin Sarandë.
Vaso Kalluci ka marrë pjese në aktivitetin kriminal të mbjelljes së bimëve narkotike ku Vasua merrte 20% në çdo parcelë të mbjellë në zonat e Gjirokastrës dhe Sarandës. Duke pasur postin më të mirë ka mbajtur çdo polic apo oficer me presione dhe kërcënime.
Ata që nuk i bindeshin Vasua i largonte nga radhët tona, ose i jepte masë disiplinore pa arsye. Vasil Kalluci në bashkëpunim me Klement Bellon ju krijon ambiente me te rehateshme cdo shefi komisariati apo krimesh qe vjen ne qytetin e Sarandes.

Te pallati i Klement Bellos qëndron i strehuar Shefi i krimeve dhe i Komisariatit dhe cdo shefi qe emërohet në detyrë dhe në këmbim Bello vjelë çdo gjobë të vënë bizneseve. Cdo shef që rehatohet në hyrjet luksoze pranë detit, nuk paguan asnjë qira dhe në këmbim marion favore të cilat do tjua rendisim më poshtë.
Klement Bello është oficer i Krimit Ekonomik dhe në mbështetjen e shefit te komisariatit si dhe te Vasil Kallucit oficer i AMP-s , vjelin cdo biznes si, bare, markete, restorante te cilët paguajnë gjobën mujore tek keta te dy persona.
Para dy ditësh bënë një aksion në dy markete të Sarandës për gjetur disa mallra kundraband. Nuk ishte kjo arsyeja e punes dhe e aksionit pasi mallra Greke shesin të gjitha baret dhe marketet, por ishte rritja e gjobës mujore që Bello e Kalluci ju kanë vënë si taksë nga ana e tyre dhe si mbeshtetje për të vazhduar aktivitetin me mallra kundrabadë.
Por mospranimi këstit të larte nga ana e ketyre gjobvenesish te veshur me pushtet i ka dhe atyre nje goditje te krimi ekonomik dhe duke i proçeduar penalisht. Kështu ata mbajnë çdo biznes në Sarandë duke shpërdoruar detyrën e tyrë dhe duke shtuar tokat, pallatet qe kan ndertuar dhe jetën luksoze qe bejn femijet e tyre.
Une si oficer në komisariatin e Policisë Sarandë, dhe shumë kolegë të mi kemi informacione në shumë gjera po nuk ndërhyjmë do të se nuk e kemi forcën e tyre dhe kemi frikë se na heqin nga puna ose na transferojnë në veri të Shqipërisë.
Në mbledhjen e gjobave mujore nga bizneset vete gjithmonë djali i Kelment Bellos, i cili posedon një Audi Luksoz, i cili mbanë vlerën e 30-mijë eurove, rri gjithmonë i armatosur dhe udhëheq një grup shpërndarësish të drograve të forta në qytetin bregdetar.

Nuk kemi mundësi dhe forcë as ti afrohemi dhe jo më ta ndalojmë për kontroll pasi ka mbrojtjen e shefave të komisariatit që vijnë dhe largohen nga Saranda. Ka mbrojtjen e oficer Vasos dhe të shefave të krimeve.
Shefat pasi emërohen, Vasua i çon këta në pallatin e Bellos ku disa hyje në këtë pallat i kanë akomoduar në mënyrën më luksoze për të joshur dhe shërbyer sa më mirë shefave tane.
Vasua po me ndikimin e tij ka afruar Bellon, akoma dhe më afër Shefit aktual të komisariatit ku ky i fundit e ka marrë dhe shofer të tijën personal.
Me pak fjalë Bellua mban dy poste në policinë e shtetit aktualisht oficerin e Krimit Ekonomik dhe shofer personal i shefit aktual i cili përdor xhipin diskover ngjyre te bardhë. /In Front
Lini një Përgjigje