TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2023, 13:56

Forcat Shqiponja dhe policia "zbarkojnë" në Gramsh, shoqërohen disa persona

Shkruar nga Pamfleti

Forcat Shqiponja dhe policia "zbarkojnë" në Gramsh,

Që prej tre ditësh forcat Shqiponja të Drejtorisë së Policisë Elbasan kanë kryer operacione blic në qytetin e Gramshit.

Buriem për mediat bëjnë me dije se nga operacionet janë shoqëruar disa persona për verifikim e më pas janë lënë të lirë.

Kontrolle të shumta janë bërë në automjetet me xhama të zinj, ku për disa drejtues automjetesh janë marrë masa administrative.

Dy furgonët me forcat Shqiponja thuajse kanë krehur të gjitha lagjet e qytetit. Ende nuk dihet pse ky operacion blic po kryhet në këtë qytet dhe nëse ka dyshime se fshihen persona në kërkim. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

gramsh shqiponja policia

Lini një Përgjigje