TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2023, 12:35

Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosi kërkon lirinë: Jam e sëmurë dhe duhet të kujdesem për fëmijët!

Shkruar nga Pamfleti

Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosi kërkon

Alda Klosi ka kërkuar ndryshim te masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës. Ajo është e dyshuar për gati 500 mijë euro që u gjetën në shtëpin e sanitares Rozeta Dobi.

Seanca e të Martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqejn nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi. Klosi kërkon lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.

Në 20 shkurt gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit për masë më të lehtë sigurie pavarësisht pretendimeve të ish zyrtares, e cila deklaroi se duhej të kujdesej për dy fëmijët e mitur dhe nënën e sëmurë. 

Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Një ditë më parë, policia vuri në sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën "Kongresi i Lushnjës" në Tiranë, në pronësi të ish-zyrtares Alda Klosi.

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Akatualisht ish zyrtarja e lartë e administrates Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat ndërsa gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohe mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish zyrtarja pasi ka qëndruar disa dite ne QSUT është transferuar për në  paraburgimin 325 me kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve ne rast se apeli nuk vendos ti zbusë masën e sigurisë.

Lini një Përgjigje