Teksa mbledhja e Këshillit të Mandateve ishte parashikuar të mbahej sot rreth orës 16:00, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, mësohet se avokatët e deputetit kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet për ditën e nesërme për shkak të dosjes voluminoze.
Për procedurë deputetët mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndrojë e njëjtë.
Sa vite burg rrezikon?
Ish-ministri Ahmetaj akuzohet për refuzim dhe mosdeklarim pasurie vepër penale për të cilën nëse do të gjendet fajtor rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ish-ministri akuzohet edhe për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe nëse do të shpallej fajtor do të rrezikonte deri në 12 vite burg. Ahmetaj akuzohet edhe për pastrim të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal vepër penale për të cilën Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg.
Ahmetaj në pyetje si person në hetim
Më 22 qershor 2023 Arben Ahmetaj u thirr për herë të parë në SPAK dhe u pyet për rreth 6 orë si person nën hetim. Kur Ahmetaj la ambientet e SPAK, por për gazetarët refuzoi të japë detaje të shumta, duke theksuar se vetëm kishte ardhur për të sqaruar pozicionin e tij.
Lini një Përgjigje