TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2023, 10:48

Fisi Rraja nuk "zë mend", Lulzim Maja merr mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Fisi Rraja nuk "zë mend", Lulzim Maja merr mesazhe

Jashar Maja ishte një nga personat që u dhunua barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Krujë. Mësohet se vëllai i tij Lulzim Maja ka marrë mesazhe kërcënuese në rrjetin social Facebook të hënën e 10 korrikut.

“Report Tv” bën me dije se personi që ende nuk është identifikuar nga policia i ka përmendur plumbat dhe drurin 43-vjeçarit dhe e ka kërcënuar duke i thënë se “do e shihte se çfarë do t’i bënte kur ta takonte nga afër”.

Të gjitha mesazhet kërcënuese janë administruar nga policia dhe Lulzim Maja është pritur nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili e ka garantuar se blutë do të identifikojnë sa më parë të jetë e mundur autorin e këtyre mesazheve. Por, këto nuk janë mesazhet e para kërcënuese ndaj Majës, pasi mesazhe të ngjashme ka marrë në rrjetin social TikTok edhe para aktit barbar të dhunës ndaj Jashar e Bilbil Majës, por në atë kohë nuk u ka kushtuar rëndësi.

Të gjitha kërcënimet, në Facebook dhe TikTok janë administruar nga policia dhe po hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, materiale që janë referuar edhe në Prokurorinë e Tiranës. Nuk dihet në se pas tyre fshihet ndonjë familjarë i Rrajave, teksa këtë pritet ta qartësojnë hetimet.

rraja maja kercenime

Lini një Përgjigje