Brenda pak minutash pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Arben Ahmetajt. SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj tij dhe kërkon arrestimin për aferën e inceneratorëve.
Këshilli Mandateve vendosi të mblidhej sot në 16.00 dhe mësohet se kanë mbërritur në sallë prokurorët e SPAK dhe avokat e Ahmetajt. Po ashtu i pranishëm është dhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Deri më tani nuk është parë deputeti socialist, ndonëse një ditë më parë avokati i tij tha se ai do të jetë aty.
Më herët avokatët i Ahmetajt kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet për nesër, pasi ai kërkoi kohë që të përgatiste mbrojtjen.
Lini një Përgjigje