TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2023, 21:33

Korrik me temperatura të larta, por pa kondicionerë në autobusë. Shoferi: Që në dimër nuk punojnë

Shkruar nga Pamfleti

Korrik me temperatura të larta, por pa kondicionerë në

Në pikun e verës me temperatura super të nxehta, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka bërë një vëzhgim në autobusët urbanë të kryeqytetit. Mjetet lëvizëse për banorët e kryeqytetit janë pa kushte. Në shumicën e rasteve, kondicionerët nuk punojnë dhe qytetarët ankohen për mungesë ajri e vapë.

Më poshtë sjellim disa nga vëzhgimet e bëra nga kamera investiguese e “Stop”:

Qytetarja: A punojnë këto kondicionerët?

Fatorino: Janë të prishur për Zotin.

Fatorino: Janë të prishur                     .

Qytetarja: E sa kohë kanë kshu?

Fatorino: As s’po vijnë t’i regullojnë pa mirë, se janë prishur. S’vijnë t’i rregullojnë.

Qytetarja: Plase vape me këtë hë? Shumë vapë këtu brenda. Pse s’e keni bërë si problem, se është shumë vapë?

Shoferi: Po s’e ngremë neve hë? Po kush na pyet neve? Ai (Pronari) thotë “po deshe” dhe fatorinua tërë ditën shih.

Qytetarja: Po atë po më thoshte.

Shoferi: Hë, ai thotë “po deshe”.

Qytetarja: Sa kohë kanë, që i kanë lënë kështu?

Qytetarja: Është shumë vapë.

Fatorino: Janë dritaret hapur.

Qytetarja: Punojnë kondicionerat? Sa kohë ka, që s’punojnë aman?

Fatorino: Gjithë këto kohë. Tani unë s’mbaj kohën çdo dritare e ke të hapur, atje prandaj.

Qytetarja: Dritaren e shof unë. po pyeta për kondicionerin.

Fatorino: Po s’ka kondicioner … (nuk dëgjohet) nuk di ç’të them.

Qytetarja: Edhe pse punokan, (kondicionerët) qenka vapë.

Shoferi: Ngaqë ka njerëz, ndihet shumë. Rri aty para!

Qytetarja: Po shumë vapë, mo burrë!

Qytetarja: Po pse s’e bëni problem?

Shoferi: Po të kemi bashkinë, që e shet, kjo i bllokon të tërë këta. Kështu që…,ne vimë e marrim ditën e punës edhe… vetëm me lekë, punë jemi ne.

Qytetarja: Po pra po, do punosh 8-të orë.

Shoferi: Po ja, hapim këtu, hapim kështu.

Qytetarja: Po njerëzit e shkretë?

Shoferi: Keq më vjen, po … (qeshin)

Shoferi: Ky është i mirë, se ka xhamat hapur, por të hipësh në ca të tjerë, që të bën kokën tym…

Pasagjeri: Nuk shikohen më njerëzit! (nuk kuptohet)

Shoferi: Unë jam tip, që nuk para flas, shikoj… Ça të them unë.. ça.. ja urdhëro fol ti…! /Klan

autobuset kondicionere

Lini një Përgjigje