
Policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Spitalin e Durrësit, ku një vajzë 12-vjeçare humbi jetën pas komplikacioneve shëndetësore.
Policia po heton rastin, ndërsa referuar kartelës mjekësore, mësohet se 12-vjeçarja ka pasur gjakderdhje. Sipas burimeve policore, mësohet se në pyetje mjekë dhe infermierë në spitalin e Durrësit, ndërsa nga dëshmitë e tyre konfirmohet se vdekja të miturës iu shkaktua nga një hemoragji cerebrale.
Gjithashtu policia pritet të marrë dëshmitë nga shkolla e vajzës, si dhe të familjarëve të saj.
Policia bëri të ditur se trupi i vajzës do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
E mitura ka shkuar në shkollë si çdo ditë, por gjatë orës së dytë të mësimit, ajo ka pasur dridhje të ngjashme me ato të epilepsisë.
Menjëherë është dërguar nga mësuesit në Qendrën Shëndetësore të Sukthit, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe është njoftuar menjëherë prindërit e saj. Ata e kanë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku është bërë stabilizimi i gjendjes fillestare të vajzës, e cila kishte dridhje të të gjithë trupit.
Pas kësaj, ajo është futur me urgjencë në skaner, ku u zbulua se kishte një rrjedhje gjaku, “hemorragji në tru”.
Nga raportomet mësohet se e mitura u fut në intubim të menjëhershëm, por hemorragjia vazhdoi, duke bërë që vajza të humbasë jetën pas tre orësh, rreth mesditës, në spital.
Mjekët kanë njoftuar se, pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe ka çuar në humbjen e jetës së vajzës.
Lini një Përgjigje