TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2025, 17:20

Iu gjet 2.3 kg kokainë, çfarë e tradhëtoi shqiptarin në momentin e përballjes me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Iu gjet 2.3 kg kokainë, çfarë e tradhëtoi shqiptarin

Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane për posejdim të një sasie kokaine. Shqiptari, 36 vjeç, banues në Cesano Maderno, u arrestua për veprat penale të  mbajtjes pa leje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Ai u arrestua nga një patrullë shërbimi e Stacionit Meda, e cila ndaloi automjetin ku udhëtonte shqiptari, i cili shfaqi shenja nervozizmi dhe shqetësimi.

Pas kontrollit të imtësishëm 36-vjeçarit iu gjet një mbështjellës celefoni që përmbante afërsisht 7 gramë kokainë dhe një pastrues me gishta, të ruajtur në ndarjen e dorezës së kroskotit. Nën dyshemenë e bagazhit të mjetit, përveç se një shkop bejsbolli, u gjet një qese e vogël plastike me dy gramë kokainë shtesë.

Gjatë kontrollit të mëpasshëm të shtëpisë në banesën e burrit, brenda një gardërobë u gjetën tre qese plastike me gjithsej 2 kilogramë e 300 gramë kokainë si dhe një peshore elektronike precize për peshimin e lëndës narkotike dhe material paketimi.

Në të njëjtën dhomë, në komodinë u gjet një pistoletë e kalibrit 7.65, pa numër serie, marke apo shenjë tjetër identifikuese, gati për përdorim, me karikator me 7 fishekë dhe një pistoletë me ajër.

Në lidhje me zbulimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike dhe armës së mbajtur pa leje e cila rezultoi se ishte klandestine, shtetasi shqiptar u arrestua dhe në përfundim të formaliteteve, me urdhër të Prokurorit Publik në detyrë të Prokurorisë Publike të Monzës, u dërgua në burgun e qarkut të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje