TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2025, 16:03

Virozat e stinës, mjeku Llajo: Janë 8 tipe gripi në qarkullim

Shkruar nga Pamfleti

Virozat e stinës, mjeku Llajo: Janë 8 tipe gripi në qarkullim

Mjeku Vasil Llajo, duke folur për situatën virale, tha se në qarkullim janë 8 tipe të gripit. Ai tha se vaksina antigrip është e domosdoshme, sidomos te ata njerëz që kanë imunitet më të dëmtuar.

“Janë tetë tipe të gripit në qarkullim.  Të gjitha gripet përbëjnë mozaikun e gripeve. Testimet ndihmojnë në parandalimin e situatës. Për disa profesione, vaksina antigrip është e domosdoshme”, tha Llajo në një intervistë për News24.

Sipas tij, vaksina antigrip është e domosdoshme, për ata që e gjykojnë se janë të sëmurë dhe kanë nevojë për këtë vaksinë.

“Mirë është që të ruajmë një dietë normale. Stili i jetës në verë ndikon në atë që do na ndodhë në dimër”, tha ai.

Lini një Përgjigje