Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për inceneratorin e Tiranës, duke kërkuar dënimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Prokurori Dritan Prençi kërkoi katër vite heqje lirie për Kokën, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite.
Ish ministri i Mjedisit përfiton gjykim të shkurtuar.
Prokuroria ka lexuar pretencën dhe ka kërkuar masat e dënimit edhe për 7 të hetuarit e tjerë me dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën në procedurat për koncensionin e inceneratorit të Tiranës.
Konkretisht, SPAK ka kërkuar për:
Taulant Tushen – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Bledar Karolin – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Erjon Muratin – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Namik Simirxhun – 4 vite burg 5 vite jashtë funksioneve publike
Valbona Ballgjinin – 2 vite burg, 5 vite jashte funksioneve publike
Sidita Koplikun – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Jetmir Llapajn – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike
Lini një Përgjigje