
Një vajzë e mitur, mosha 12-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Durrësit, ku sipas raportimeve kishte mbërritur në gjendje të rënduar shëndetësore.
E mitura, banuese në Sukth, u transportua nga familjarët drejt spitalit rajonal, atje ku humbi jetën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku ka marrë mjekimin fillestar dhe më pas është qetësuar.
Por më pas gjendja u përkeqësua. Dyshohet se e mitura ka pësuar një dëmtim cerebral, ndërsa u vendos në intubim nga mjekët.
Vajza, sipas raportimeve, pësoi hemoragji cerebrale.
Lini një Përgjigje