Avokati Arben Llangozi është shprehur se krimi i organizuar në Shqipëri është një çështje që kërkon vëmendje të thelluar, duke kritikuar SPAK-un për mungesën e veprimeve konkrete.
Sipas tij krimi i organizuar ka ndikim të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare dhe përmendi dosjen e njohur të Çyrbjes si një shembull të qartë të lidhjeve të thella mes krimit dhe politikës.
Llangozi theksoi gjithashtu se ka pasur dështime në hetimin e këtyre lidhjeve dhe se ka shumë pyetje pa përgjigje, veçanërisht në lidhje me përfshirjen e krimit të organizuar në vendosjen e personave në pozita të rëndësishme politike.
"Krimi i organizuar, unë dua të them se nuk është se ka bërë ndonjë punë kolosale SPAK ashtu siç ata e kanë prezantuar dhe çfarëdo lloji rezultati, si pasojë e disa përgjigjeve të kryera, nëse ka krim zgjedhor apo të lidhur me krimin e organizuar, duhet të hetohet në bashkëpunim me krimin e organizuar apo mënyrën se si krimi i organizuar është futur në politikë, padyshim është dosja Çyrbja.
Duhet të hetohet se si krimi i organizuar kishte vendosur të fuste në listën e Durrësit, zotin Çyrja, gjë të cilën SPAK jo vetëm nuk e ka hetuar, por ka dosjen e hapur dhe as që ka marrë mundimin të thërrasë personin e vetëm që e ka pasur në dorë këtë gjë, është kryeministri.
Kjo do të thotë se krimi i organizuar, aq shumë është lidhur me politikën, saqë vendos deputetë, po ku e dimë ne se sa ministra apo drejtorë janë vendosur nga krimi i organizuar.
Nga njëra anë, ne i lëmë fajtorë prokurorët e posaçëm, dhe nga ana tjetër duhet t’i kuptojmë, janë 20 prokurorë gjithsej të cilët janë dhe agjentë të BKH që varen nga ministria.
Mos të shikojmë se SPAK-u është i pavarur në çdo lloj drejtimi që ka, neni 2 e përcakton që kryeministri ka detyrë të parandalojë çdo lloj dëmi të mundshëm.", tha avokati në emisionin "Kafe Shqeto".
Lini një Përgjigje