
Gazetari Andi Tela debatoi me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për patronazhimin e mundshëm të votës, përmes shenjave në fletën e votimit. Por Celibashi tha se mundësia e trafikimit të votave të premtuara kundrejt pagesës është zero, prej numëruesve të votave.
Pjesë nga biseda
Tela: Fleta e votimit e Tiranës është më e madhja dhe ju keni përcaktuar se mund te votojë partinë ose kandidatin dhe është e vlefshme. Si mund ta shmangni partonazhimin e votës nga jashtë, se ju keni përcaktuar se çdo lloj shenje brenda kuadratit, pra mund të vësh kryq, iks, dy viza dhe ajo quhet çekim i votës. Por çdo kontrollues me kamerat që ju keni do të thotë nesër se te kjo kuti vote te qendra iks ishin ato 10 votat e premtuara sepse shenja identifikuese ishte një kryq në këtë formë? Si mund ta shmangni këtë?
Celibashi: Këtë nuk e shmang dot, por propabiliteti që të ndodhë është zero, sepse ajo fletë votimi që ti i vure atë shenjën dhe më the mua dëgjo unë i kam vënë atë shenjën, nuk do të numërohet nga unë, por nga Andi dhe Andi nuk e di fare se kush është kodi që kemi vendosur ne.
Tela: Po do të dalë në ekran ajo.
Celibashi: Po s’ka shans ta identifikojë kush në ekran atë. Do të duhet të lexosh një milion vota për ta gjetur.
Tela: Një milion vota janë në të gjithë Shqipërinë, por atje janë vetëm 500 votat e qendrës së votimit dhe unë identifikoj 5 vetat që i kam paguar dhe kanë vënë rreth dhe u them po ishin 5 rrathë, jepja.
Celibashi: Po dhe do ta kapë ai? Në kohë reale nuk mundet.
Tela: Pra ia krijon mundësinë që te kutia të ketë ose kryq ose çek, dy mënyra, jo 47.
Celibashi: Ne themi do të vendosësh ose iks ose plus.
Tela: Me të tjerat është e pavlefshme?
Celibashi: Jo se të thotë Kodi Zgjedhor ose në një formë tjetër ku është i qartë vullneti i zgjedhësve.
Lini një Përgjigje