
Analisti Andi Bushati deklaroi se ka gjasa që kryebashkiaku Erion Veliaj të jetë burgosur me miratimin e kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se nuk ka prova për ta mbështetur këtë teori, por në analizën që ai bën thotë se të gjitha rrugët të dërgojnë tek kryeministri.
"Nuk kam asnjë provë, por jam përpjekur të bëj analizë. Dolën mediat që jepte direktiva Veliaj. Të njëjtat media, ditën që Veliaj u arrestua, kanë hedhur tezën fort që këtij po ja bën Belinda Balluku. Belinda do themi se e bën mbrapa kurrizit të Ramës? Veliaj prap nxorri në përgjime, që edhe Ulsiu po komplotonte. Edhe Ulsiu mbrapa kurrizit të Ramës?
Në Bashki vajti Rama dhe fshiu njerëzit e Veliajt. Në listat e deputetëve të Parlamentit, nuk do të ketë deputet pro Veliaj. Pra gjithë këto rastësi, më bëjnë të dyshoj se SPAK nuk është nisur të bëjë drejtësi por si me Ben Ahmetaj ka marrë urdhër "merreni qenin". Pra këto janë dyshimet e mia", tha Bushati.
Lini një Përgjigje