TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2025, 07:45

"Berisha do të hapë burgjet", gazetari: I dimë edhe pasojat që pati me bandat e Durrësit dhe Shijakut

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha do të hapë burgjet", gazetari: I dimë edhe

Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Edicioni i Fundit”, foli për zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu komentoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili në daljet e tij është shprehur se do të “hapë” burgjet. Për këto deklarata gazetari Rada tha se nuk janë për t’u habitur sepse sipas tij kreu i PD-së, historikisht njihet për veprime të tilla.

Më tej shtoi se nuk ka më besimin e qytetarëve, duke shtuar se sondazhet e tregojnë PD më poshtë se Lulzim Bashën.

“Berisha i ka hapur historikisht burgjet dhe ne i dimë pasojat që pati me bandat e Durrësit dhe të Shijakut. Por dua të ndalem pak tek deklaratat e Skerdit, që kush del jashtë radhëve të PD i shërben kundërshtarit. Por fraksionin më të rëndë që ka pasur PD, ka qenë fraksioni i Genc Pollos. Në 2005 Berisha më pas e bëri ministër Arsimi dhe Benjaminin e Genc Pollos e ke në listë të mbyllur dhe të parin në Berat. Pra i krijon individëve luksin të dalin dhe të hyjnë. Nëse ju bëheni pishman se Basha ka qenë ministër i 21 janarit, hallall e keni pendesën, por nëse ju bëheni pishman se ka qenë vegël e Berishës, kjo është pak e dyshimtë…”, tha ndër të tjera gazetari Rada.

Lini një Përgjigje