TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2025, 19:44

Zhvilloi paraqitje dinjitoze dhe mori duartrokitjet e tifozëve, Granit Xhaka debuton me humbje te Sandërlendi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhvilloi paraqitje dinjitoze dhe mori duartrokitjet e tifozëve, Granit

Granit Xhaka ka debutuar me Sandërlendin, në miqësoren e luajtur sot pasdite ndaj Real Betis. Mesfushori shqiptar u transferua vetëm pak ditë më parë tek ekipi i ngjitur këtë sezon në Premier Ligë.

Granit Xhaka do të mbajë edhe shirtin e kapitenit, gjë që e nisi që nga ndeshja e sotme. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 74, ku Aitor Ruibal shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga shoku i skuadrës. Rezultati përfundimtar, 0-1 për Betis.

Pavarësisht humbjes, Xhaka bëri një paraqitje dinjitoze dhe mori duartrokitjet e tifozëve në stadium. Kujtojmë që Xhaka u transferua nga Leverkuseni te Sandërlendi për 20 milionë euro. Pavarësisht se kishte oferta nga disa klube dhe liga të ndryshme mesfushori shqiptar zgjodhi rikthimin në Premier Ligë.

granit xhaka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje