
Egnatia dhe Dinamo Siti janë dy skuadrat shqiptare që do të vijojnë rrugëtimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pas paraqitjeve pozitive në turin e dytë kualifikues.
Tashmë në raundin e tretë të këtij kompeticioni, shorti ka rezervuar përballje me rivalë të fortë për dy ekipet shqiptare që do të luajnë ndeshjet e para në transfertë.
Më 7 gusht, Egnatia do të përballet me Olimpijan në stadiumin “Stožice” të Ljubjanës në orën 20:00. Takimi i kthimit do të luhet në “Arena Egnatia” më 14 gusht në orën 21:00.
Dinamo Siti do të përballet me ekipin e Hajdukut të Splitit në raundin e tretë. Ndeshja e parë do të luhet në Split më 7 gusht në orën 21:00. Ndeshja e dytë është planifikuar të luhet në “Elbasan Arena” më 14 gusht në orën 20:45.
Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Egnatia eliminoi Dinamon e Minskut, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Sakaq, Dinamo Siti mposhti Atletik Eskaldes me shifrat 3-2 në total.
Lini një Përgjigje