
Tim Civeja synon të ketë një rol protagonisti kryesor në këtë edicion me Sarbruken në kategorinë e tretë gjermane dhe starti për të ka qenë pozitiv. Ish-mesfushori i Shpresave, ka qenë titullar në ndeshjen ndaj Energi Kotbus dhe ka tundur rrjetën që në sfidën e parë të kampionatit.
Në ndeshjen në transfertë, Civeja gjeti rrugën e rrjetës me një goditje mjeshtërore me kokë në minutën e 26 të sfidës duke shkurtuar përkohësisht diferencën në 2-1.
Për 23-vjeçarin Civeja, ky është sezoni i tretë me fanelën e Sarbruken në kategorinë e tretë gjermane. Në sezonin e kaluar, skuadra e tij arriti deri në “play-off” për ngjitjen në Bundesligën 2, por nuk ia doli të kalonte Braunshvajg në sfidën e dyfishtë.
Lini një Përgjigje