
Sulmuesi i kombëtares norvegjeze, Erling Haaland, ka dhënë mendimin e tij mbi shanset që ka Norvegjia në Kupën e Botës.
"Norvegjia nuk do ta fitojë kurrë Kupën e Botës. Nëse arrijmë ndonjëherë atje, do të jetë njëlloj sikur një komb tjetër i madh ta fitojë atë. Do të ishte festa më e madhe në histori. Ajo që do të ndodhte në Oslo do të ishte çmenduri", tha Haaland.
Në vijim ai shprehet se "nuk dua të jem unë ai që thotë: ' SHBA-të nuk do ta fitojnë kurrë Kupën e Botës', dhe pastaj ata e fitojnë atë në të vërtetë. Kështu që do t'u jap atyre një shans prej 1%. Por për Norvegjinë, është 0.5%", shtoi ai.
Lini një Përgjigje