TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2025, 08:39

Broja largohet nga Chelsea, por mbetet në Premier League, ja ekipi që zgjedh sulmuesi shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Broja largohet nga Chelsea, por mbetet në Premier League, ja ekipi që

Armando Broja do largohet nga Chelsea. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë dakordësinë dhe do bashkohet me Burnleyn, po në Premier League.

23-vjeçari ka dy vite pa shënuar gol (mes disa huazimeve dhe disa dëmtimeve), por kjo nuk e ka penguar Burnleyn që të vlerësojë aftësitë e sulmuesit që është formuar në akademinë e Chelsea.

Gazetari Fabrizio Romano tregon se Broja është pajtuar me këtë lëvizje të përhershme dhe gjatë orëve që vijnë ai do udhëtojë për në klubin e ri, ku pas vizitave mjekësore do hedhë firmën në një kontratë afatgjatë. Edhe pse ka kontratë deri në 2028 me Chelsea, dëmtimet bënë që Broja të humbiste muaj të shumtë për rikuperimin dhe huazimet te Fulham apo Everton nuk ishin aq të suksesshme.

Chelsea disa ditë më parë e vlerësoi Brojën 25 milionë euro, shumë që duket se është dakordësuar për t'u paguar nga Burnley. Edhe pse pas tij ishin PSV, Stuttgart apo Leipzig, Broja zgjodhi të bënte një lëvizje të përhershme dhe të mbetej në Premier League.

Lini një Përgjigje