TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2025, 22:55

Historike për Egnatian, rrogozhinasit mposhtin bjellorusët e Minskut dhe prekin për herë të parë turin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Historike për Egnatian, rrogozhinasit mposhtin bjellorusët e Minskut

Historike për Egnatian. Rrogozhinasit prekin turin e tretë të Ligës së Konferencës. Pas fitores së pastër 0-2 në ndeshjen e parë kundër Dinamos së Minskut, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ia ka dalë të triumfojë edhe në takimin e kthimit të luajtur në “Arena Egnatia”.

Vendasit mposhtën me rezultatin minimal 1-0 ekipin bjellorus. Goli i vetëm i këtij takimi erdhi në minutën e 77. Realizim fantastik i Selmanit, dhe tifozët rrogozhinas shpërthyen në festë. Gol që “vulos” kualifikimin historik të kampionëve të Shqipërisë.

Në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Egnatia do të ndeshet me skuadrën sllovene të Olimpija Ljubjana.

egnatia dinamo minsk liga e konferencës

Lini një Përgjigje