TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 22:04

Zhbllokohet ndeshja, Çekia ndëshkon Shqipërinë, kuqezinjtë e pësojnë në momentin më të mirë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet ndeshja, Çekia ndëshkon Shqipërinë,

Zhbllokohet ndeshja në “Fortuna Arena”. Çekia ndëshkon Shqipërinë në minutën e 57. Zhbllokohet ndeshja në “Fortuna Arena”. Çekia ndëshkon Shqipërinë në minutën e 57. Krejçi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Berishën. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, por më pas VAR-i i dha avantazhin vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. 

Në minutën e 11, vendasit rrezikuan shumë me Pavlenkan, i cili pasoi brenda zonës dhe Asani me Cikalleshin vrapuan për t’i marrë topin mbrojtësit, por pa ia dalë.


8 minuta më vonë çekët pretenduan për një penallto, por gjyqtari pa qartë shtrirjen në tokë të kundërshtarit.


Në minutën e 25, Kuçta goditi me kokë brenda zonës, por Berisha devijoi topin në këndore. 2 minuta më vonë, Asani pati mundësinë e arë, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.


Në minutën e 28, Shqipëria rrezikoi sërish, Asani nxori bosh Cikalleshin, i cili nuk arriti të shkonte te topi.


Në minutën e 42, çekët patën rastin e artë, por Hysaj shpëtoi Shqipërinë.

Lini një Përgjigje