TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 20:30

Vinisius detyron Realin e Madridit të vendosë rregullin e ri në skuadër

Shkruar nga Pamfleti

Vinisius detyron Realin e Madridit të vendosë rregullin e ri në

Vinisius Zhunior ka dy vite që flet shumë për racizmin. Ai ka të drejtë për ankesat e tij, sepse në vitin 2024 nuk duhet të ketë vend për tema të tilla, por shpeshtësia e deklaratave e ka revoltuar Realin e Madridit.

Së fundmi, braziliani tha se Spanja nuk meriton të organizojë një turne madhor futbolli, nëse vijon duke pasur probleme me racizmin. Kjo nuk u ka pëlqyer drejtuesve të bashkisë Madrid, ashtu si edhe klubit.

Ançeloti u është përgjigjur gjithashtu pyetjeve në lidhje me Rodrigo, i cili ka shprehur disa pakënaqësi mbi rolin e tij, duke u ankuar për faktin se emri i tij nuk u përfshi në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”.

“MARCA” shkruan se Reali i Madridit po bëhet gjithnjë e më i irrituar nga fakti që lojtarët po flasin tepër gjatë pushimeve (kur luajnë kombëtaret). Kështu, klubi ka vendosur që intervistat të bëhen sipas lejeve që jep klubi dhe jo sipas dëshirës së lojtarëve.

vinisius zhunior futbollisti brazilian real madrid

Lini një Përgjigje