TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 19:01

Flamurtari mposht Kukësin dhe “katapultohet” në renditje, verilindorët zbresin rrezikshëm në zonën e ftohtë

Shkruar nga Pamfleti

Flamurtari mposht Kukësin dhe “katapultohet” në renditje,

Flamurtari ka bërë një hap të rëndësishëm para në objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm, teksa ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Kukësin.

Skuadra vlonjate e ndërtuar me elementë mjaft cilësorë, dominoi sfidën dhe ia doli të shënonte i pari me anë të Oshafit. Por vendasit barazuan me Beshirajn dhe bënë që të rihapej plotësisht ndeshja. Megjithatë, goli në fillimin e pjesës së dytë nga Diavara i dha qetësinë Flamurtarit që të administronte me qetësi ndeshjen duke shkuar drejt fitores që e ngjiti në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë, në ndjekje të Besës.

Nga ana tjetër, Kukësi zbret në vendin e parafundit në klasifikim dhe kthehet rrezikshëm në një skuadër që lufton për mbijetesën në këtë kategori, vetëm një vit pas rënies nga Superiorja.

flamurtari kukësi kategoria e parë

Lini një Përgjigje