
Pasi dha një numër rekord prej katërmbëdhjetë kartonësh të verdhë gjatë ndeshjes Bërnmuth-Çelsi, gjyqtari Entoni Tejlor nuk do të gjykojë asnjë ndeshje të Premier Ligë këtë fundjavë.
Arbitri britanik, i cili kishte akorduar edhe një penallti të humbur nga Evanilson për Bërnmuthin, u kritikua pas ndeshjes. Trajneri i Bërnmuthit, Andoni Iraola tha:
“Unë nuk do të flas për arbitrin. Kam folur për këtë dhe nuk funksionon, kështu që vendos të provoj të kundërtën dhe të shoh se çfarë do të ndodhë.”
Enzo Mareska ishte përpjekur ta minimizonte: “Unë u ankova për një faull ndaj Uesli Fofana, që për mua ishte mjaft i dukshëm, por mund të ndodhë. Tetë kartonë të verdhë, midis dueleve dhe përplasjeve, mund të ndodhin. Mund të ndodhë”.
Rekordi i mëparshëm për kartonë në një ndeshje të vetme të Premier Ligës ishte 12, në sfidën Ullverhempton-Njukasëll në vitin 2010 dhe Çelsi-Totenhem në vitin 2016.
Tejlor do të jetë arbitri i katërt të shtunën më 21 shtator në ndeshjen Sauthempton-Ipsuiç.
Lini një Përgjigje