
Liridon Balaj është lojtari më i ri i Skënderbeut. Mesfushori 25-vjeçar së fundmi pjesë e klubit belg të Deinze i bashkohet klubit korçar, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
Balaj sot ka dalë në stërvitje me Skënderbeun dhe tashmë do të jetë pjesë e skuadrës korçare për të mbushur boshllëqet e mesit të fushës.
I rritur si futbollist në Kosovë te Besa e Pejës deri në vitin 2019, më pas kaloi te skuadra të tilla si, Arau në Zvicër, Shafhausen në Gjermani e së fundi te Deinze.
Lojtari ka qenë i lirë që nga fundi i sezonit të kaluar dhe për pasojë kalimi te Skënderbeu është bërë me parametra zero dhe federimi nuk ka patur probleme zyrtare.
Liridon Balaj ka përfaqësuar edhe Kosovën në të kaluarën, teksa ka bërë debutimin e tij në vitin 2021, duke zëvendësuar Arbër Hoxhën në miqësoren e zhvilluar ndaj Guineas.
Lini një Përgjigje