TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 15:55

Ishte afër kalimit në kampionatin turk, dështon transferimi i mesfushorit shqiptar te Hatajaspor

Shkruar nga Pamfleti

Ishte afër kalimit në kampionatin turk, dështon transferimi i

Endri Çekiçi ishte shumë afër kalimit në kampionatin turk. Mesfushori shqiptar kishte arritur akordin me Hatajaspor, por ky transferim ka dështuar.

Sipas mediave turke bëhet me dije se palët tashmë nuk kanë mundur të konkretizojnë këtë kalim dhe ende nuk dihet se cila është arsyeja e këtij dështimi. Në këtë mënyrë Çekiçi vazhdon të jetë ende lojtar i lirë në treg.

Ish-lojtari i Kombëtares prej kohësh tashmë vazhdon individualisht stërvitjen në Tiranë, në mënyrë që të mbajë turpin në formë. Mbetet të shihet tashmë se ku mund ta shikojmë 27-vjeçarin, i cili në të kalaurën ka luajtur në Turqi dhe Kroaci, teksa  në Shqipëri ka mbajtur veshur fanelën e Teutës.

endri çekiçi mesfushori shqipta hatajaspor skuadra turke

Lini një Përgjigje