
Interi ka njoftuar vazhdimin e kontratës me shqiptarin Kristjan Asllanit. Mesfushori 22-vjeçar do të mbetet lojtar i Nerazzurrëve deri më 30 qershor 2028.
Asllani po luan sezonin e 3-të me këtë skuadër, pasi sa herë është aktivizuar ka dhënë një kontribut të vyer.
Gjatë merkatos së kaluar është përfolur për një largim nga kampionët e Italisë për mungesë minutash, por ka qenë dëshira e 22-vjeçarit për të dëshmuar sërish veten në sezonin e ri.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje