
Tekniku Carlo Ancelotti në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se Real Madrid është gati për nisjen e sezonit të ri të Champions League.
I pyetur nga gazetarët se sa të emocionuar janë lojtarët për nisjen e sezonit të ri pas fitimit të trofeut, Ancelotti deklaroi se lojtarët kanë të njëjtin pasion si gjithmonë dhe se kjo është ajo që e bën Realin kaq dominues në këtë kompeticion.
Tekniku italian gjithashtu foli edhe sa i takon dëmtimeve që ka në skuadër, duke nisur nga Militao, Brahimi, Tchouameni e Bellingam. Ai tha se ende nuk ka vendosur nëse do të aktivizohen por edhe nëse nuk janë gati, skuadra është e përgatitur për të fituar.
Pjesë nga konferenca për shtyp:
-Sa e emocionuar është skuadra për të nisur mirë në Champions League?
Ancelotti: “Njësoj si gjithmonë. Ajo që na çon në këtë kompeticion, ku ky klub ka qenë protagonist prej kohësh... dhe vazhdon të jetë. Liga e Kampionëve është e veçantë për Real Madridin. Do të përpiqemi të garojmë deri në fund, si gjithmonë.”
-Si është Bellingham?
Ancelotti: “Epo, si Tchouameni dhe Militao... që nuk u stërvitën sot sepse i duhej një ditë më shumë rikuperim. Kthehen dy lojtarë të rëndësishëm, ndonëse jemi të pafat që kemi humbur një tjetër ( Brahim ). Por skuadra është në formë mjaft të mirë për të fituar nesër, për ta nisur mirë këtë kompeticion të ri.”
-A mund të jepni më shumë detaje për Militao?
Ancelotti: “Ai nuk është stërvitur sot sepse menduam t'i jepnim edhe një ditë pushim, duke e lejuar të bëjë punë individuale. Por nesër do të jetë në dispozicion, 100%.”
-A është humbja e Kroos ajo që i ka bërë më shumë dëm skuadrës?
Ancelotti: “Është një temë e përfunduar, e harruar. Duhet të shohim përpara. Kroos nuk mund të zëvendësohet, por ata që kemi ne do të bëjnë shumë mirë, siç bëri Toni gjatë gjithë kësaj kohe.”
Lini një Përgjigje