TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2024, 17:10

Plas grushti në kampionatin maqedonas, shqiptarët e Gostivarit sherr me lojtarët e Vardar pas barazimit në limite!

Shkruar nga Pamfleti

Plas grushti në kampionatin maqedonas, shqiptarët e Gostivarit sherr

Liga e Parë Maqedonase është tronditur nga një sherr masiv që shpërtheu në përfundim të ndeshjes Gostivari-Vardar pas barazimit të ndodhur në sekondat e fundit.

Skuadra nga Gostivari kaloi e para në epërsi, ndërsa miqtë barazuan në sekondat e fundit të sfidës e ndoshta kjo ishte një nga arsyet e acarimit.

Një përplasje masive ndodhi pranë vijës së mesit të fushës, pranë stolave të dy ekipeve, dhe u desh ndërhyrja e policisë që gjithçka të vihej nën kontroll.

Fatmirësisht nuk pati dëmtime fizike dhe nuk është raportuar për ndonjë të plagosur gjatë sherrit.

Gostivari është në vendin e pestë, në një kampionat ku po dominojnë Shkëndija e Tetovës, Rabotnicki dhe Struga, ndërsa Vardari vazhdon të jetë larg lavdisë së dikurshme, pasi ndodhet në vendin e fundit.

Lini një Përgjigje