TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 15:35

Realizoi dopietë brenda pak minutash, ja nota e Jasir Asanit nga “Sofa Score”

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi dopietë brenda pak minutash, ja nota e Jasir Asanit nga

Ylli kuqezi, Jasir Asani po shkëlqen në Champions League e Azisë me një “dopietë” golash brenda 55 minutash.

“Sallaksit” shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të bërë atë që di më mirë, të shënojë një gol “alla-Asani”. Në Champions League e Azisë, në takimin kundër Yokohama Marinos, Asani realizoi golin e parë të ndeshjes.

Me një veprim tipik të tij, pasi mori topin në të djathtë, Asani depërtoi drejt qendrës dhe me të majtën mposhti portierin duke dërguar topin në rrjetë. Goli i Asanit la pa fjalë edhe ekipin e tij Guangju që reagoi menjëherë me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Pa fjalë”, shkruan klubi korean.

Asani nuk u mjaftua me kaq pasi në pjesën e dytë, në minutën e 55 realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Kujtojmë që me këtë dygolësh, Asani shkon në kuotën e katër finalizimeve këtë sezon duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e ka vlerësuar futbollistin me notën e lartë 9.9.  Nga 5 goditje, 4 i ka gjuajtur në portë, ndërkohë ka bërë 17 pasime të sakta nga 23. Një ndeshje perfekte kjo për Jasirin.

Realizoi dopietë brenda pak minutash, ja nota e Jasir Asanit nga

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje