TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 18:37

“Luaj si te Shqipëria”, Asani flet pas tripletës në Champions: Fitorja erdhi nga të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

“Luaj si te Shqipëria”, Asani flet pas tripletës në

Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares realizoi 3 gola sot në Champions League e Azisë, duke ndihmuar kështu në maksimum Guangzhu në triumfin 7-3 ndaj Jokohama. Pas ndeshjes, ylli kuqezi u shpreh i lumtur.

“Është ëndrra e çdo lojtari që të përfaqësojë vendin në arena të mëdha. Prandaj unë kam një ndjenjë përgjegjësie shumë herë më të madhe kur luaj për Kombëtaren time, te Shqipëria.

Guangzhu kishte gjithashtu ndeshjen e parë historike. Sot fitorja erdhi nga të gjithë, jo vetëm nga mua, kemi punuar së bashku. Forca ime është i gjithë grupi, të gjithë shokët e ekipit, duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Asani.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje