TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 18:14

Champions starton sonte formatin e ri, kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë të kompeticionit më të madh europian për klube

Shkruar nga Pamfleti

Champions starton sonte formatin e ri, kush janë 10 lojtarët më

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve fillon sonte me ndeshje spektakolare e tifozëri nga mbarë kontinenti. Sajti i specializuar i vlerësimit të lojtarëve, “Transfermarkt”, ka publikuar një listë me lojtarët më të kushtueshëm të këtij kompeticioni.

Kilian Mbape, Xhud Belingam, Vinisius Zhunior dhe Erling Haland janë kryesuesit e padiskutueshëm, me vlerë të fiksuar në shifrën 180 mln euro.

Pas tyre renditen Fil Foden (150 mln euro) dhe Bukajo Saka (140 mln euro). Lojtarët më poshtë listës, me vlerë 130 mln euro secili, janë Rodri, Musiala dhe Uirc.

10 vendet e para mbyllen me lojtarin e Barcelonës, 17-vjeçari Lamin Jamal, i vlerësuar 120 mln euro. Rodrigo, Martin Odegard dhe Lautaro Martinez janë yjet e radhës me vlerë 110 mln euro.

champions league futbollistët më të paguar

Lini një Përgjigje