TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 19:46

Tronditen lojtarët dhe tifozët, vrasësi ndjek “prenë” në mes të fushës së futbollit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tronditen lojtarët dhe tifozët, vrasësi ndjek

Në Orellana të Ekuadorit pati një moment tensioni dhe pasigurie. Kishte një tentativë për vrasje në një ndeshje të ekipeve amatore midis skuadrave të Nuevo Coca dhe Chimborazo. Ndeshja po zhvillohej në fushën e Guadalupe Larriva, në El Coca.

Nëntë minuta pas ndeshjes hyri në fushë një motoçikletë, me dy persona, të cilët donin të qëllonin me armë. Gjithçka u kap nga një transmetim live, amator.

Në sfond dëgjohen të shtëna armësh dhe britma. Lojtarët vrapuan për t’u strehuar dhe një nga personat e armatosur mund të shihet duke vrapuar drejt “presë”, që supozohet se ishte pjesëmarrës në lojë. Gjithçka ndodhi nëpër fushë dhe direkt në kamera.

Pas disa të shtënave dhe duke mos kryer vrasjen, vrasësi kthehet në motoçikletë, ku e priste shoferi dhe ikin në të njëjtën mënyrë siç erdhën. Teksa iknin, qëlluan dhe disa herë në ajër, por nuk pati viktima. Ndeshja u pezullua./La Voz

nueva coca chimborazo futbolli ekuadorian

Lini një Përgjigje