TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 20:08

Kishte udhëtuar drejt Milanos për të parë Liverpulin, tifozi i “The Reds” përplaset nga makina dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti

Kishte udhëtuar drejt Milanos për të parë Liverpulin, tifozi

Një tifoz 51-vjeçar irlandez i Liverpulit humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u godit nga disa makina, teksa po ecte në autostradë.

Shoferët që e përplasën ndaluan për të lajmëruar shërbimet e urgjencës.

Tifozi, i cili ishte vetëm, kishte zbritur disa orë më parë nga Mançesteri për të parë ndeshjen e Champions League kundër Milanit, të planifikuar për sonte në “San Siro”.

Mbi këtë çështje po hetojnë agjentët e policisë rrugore të Seriate.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, 51 vjeçari, tifoz i Liverpulit duhej të flinte në një hotel që ndodhej pranë Oriocenter dhe për të arritur aty ishte ngjitur mbi gardhin që kufizon aeroportin nga autostrada.

Me të në momentin e aksidentit kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët më pas janë zhdukur dhe mund të denoncohen për mosdhënie të ndihmës.

Policia rrugore është në gjurmët e tyre.

tifozi i liverpulit ndeshja e champions league

Lini një Përgjigje