TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2023, 17:07

Vershtapen nuk fal në pistë, holandezi dominon Belgjikën dhe i afrohet titullit të 3 kampion Bote në Formula 1

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen nuk fal në pistë, holandezi dominon Belgjikën dhe i

Çmimi i Madh i Belgjikës flet vetëm për Red Bullin, me Maks Vershtapen dhe Serxhio Perez që dominuan të gjithë garën. 
 
Vendi i parë u rrëmbye nga Maks Vershtapen, i cili dhe pse u dënua me 5 vende penalitet, sërish nuk njohu rivalë, duke parakaluar pilotët që kishte para dhe duke triumfuar në fund me më shumë se 20 sekonda diferencë nga vendi i dytë. 

Ky pozicion u mor nga shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i cili gjithashtu ruajti distancën nga vendi i tretë. 

Podiumi u plotësua me pilotin e Ferrarit, Sharl Lëklerk, i cili u nis nga vendi i parë, por nuk shkoi më shumë se fundi i podiumit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e tij të skuadrës, Karlos Sainz, që u detyrua të tërhiqej nga gara. 

Vetëm vendi i katërt për Luis Hamilton, me plotin britanik që rrëmbeu në fund xhiron më të shpejtë për të marrë një pikë ekstra. 

Kështu Vershtapen vazhdon me dominimin e tij duke vendosur duart te titulli i tretë kampion Bote në Formula 1. 

 Vershtapen nuk fal në pistë, holandezi dominon Belgjikën dhe i

Lini një Përgjigje