TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2023, 16:21

“E kuptoj, gjermanët nuk refuzohen”, Bajerni ‘bashkëpunon me Strakoshën, portieri shqiptar drejt formacionit titullar

Shkruar nga Pamfleti

“E kuptoj, gjermanët nuk refuzohen”, Bajerni

David Raja ka përfunduar në fokusin e Bajernit të Mynihut. Kampionët e Gjermanisë po kërkojnë për një portier, pasi Jan Somer do të transferohet tek Interi në Serinë A. 

Dhe një nga të preferuarit e bavarezëve është 27-vjeçari spanjoll, pjesë e Brentfordit në Premier Ligë prej vitit 2019. Edhe pse ka lindur në Barcelonë, Raja ka luajtur vetëm në futbollin anglez me Blekbërnin Sauthportin dhe Brentfordin. Me këta të fundit ka zhvilluar performanca tepër pozitive, që sollën edhe debutimin e tij me kombëtaren e Spanjës gjatë marsit të vitit të kaluar. 

Në lidhje me transferimin e tij në Gjermani, foli trajneri i Brentfordit. Tomas Frenk tregohet i sinqertë, duke u shprehur se e mirëkupton lojtarin e tij. Pasi nëse të thërret Bajerni është e pamundur të refuzosh. 
Gjithsesi, drejtuesit e klubit ishullor e kanë bërë të qartë se nuk e lejojnë largimin e portierit për më pak se 40 milionë paund. 

Unë mendoj se është e natyrshme që ai dëshiron të largohet nëse është një mundësi e mirë për të. Të gjithë ne mendojmë se shitja e Rajas është një ide e mirë, por duhet bërë me çmimin e duhur”. 

Po shkojmë drejt një gjëje të tillë. Dhe le të fokusohemi te portierët e tjerë që kemi”, deklaroi tekniku danez, i cili mund të fillojë t’i besojë Tomas Strakoshës. “Gardiani” i kombëtares kuqezi u transferua te Brentfordi vitin e kaluar. 

Por nuk ia ka dalë të fitojë garën për postin e titullarit me spanjollin. Dhe tani vjen Bajerni, që tenton firmën me Rajan, duke i dhuruar një “asist” portierit shqiptar. 
 

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje