
Tirana do të presë në “Air Albania” skuadrën e Beshiktashit për ndeshjen e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku do të synojë mrekullinë. Interesi pritet të jetë i madh nga të dyja tifozeritë.
Për Beshiktashin do të ketë edhe një grupim tifozësh nga Kosova. Në Prizren ka pakica turke dhe është themeluar edhe një tifogrup për skuadrën nga Stambolli, teksa ka nisur përgatitja për të ardhur në Tiranë, aty ku do të mbështesin skuadrën e zemrës.
Njoftimi i tifogrupit:
“Tirana vs. Beşiktaş lajmërim për organizimin
Çmimi i biletës + autobusit është 35€, vetëm biletës 25€ ( pagesa e anëtarësimit është 10€)
Përparësi do të kenë anëtarët e shoqatës dhe shitja do të bëhet në shoqatë. Anëtarët që dëshirojnë të blejnë biletë duhet të vijnë në shoqatë në orën e caktuar(20:00-22-00) dhe në ditën e caktuar (të dielën-të martën)
Ata që vijnë për të blerë biletë duhet të kenë kartelën e anëtarësisë për vitin 2023. Biletat do të shiten vetëm në shoqatë me para në dorë. Nuk do të pranohen rezervmimet me telefon. Anetarët që do të vijnë me fëmijë, të gjitha pergjegjësitë i bartin vetë. Për çdo lloj komplikimi shoqata nuk mban pergjegjësi. Askush nën moshën 18-vjeç nuk mund të vijë pa prindërit”, shkruan tifogrupi.

Lini një Përgjigje