
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë takimin e parë në Kampionatin Europian 2024 ditën e nesërme në orën 21:00 përballë Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Nga 63 mijë tifozë, në stadium do të jenë të pranishëm 50 mijë zemra kuqezi.


Në pamjet e fundit duket "Iduna Park" në gjendje perfekte, teksa janë vendosur edhe flamujt e Italisë dhe Shqipërisë. Përballja mes dy ekipeve do jetë e pesta, me tanët që nuk kanë fituar në katër duelet e para.
View this post on Instagram
Ndërkohë ndeshja sa vjen edhe afrohet, të besuarit e trajnerit Silvinjo po zhvillojnë seancën e parë stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet takimi ditën e nesërme.


Lini një Përgjigje