TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 18:16

“Kam gati formacionin, bëjmë lojën tonë”, Silvinjo: Është një nder për ne të përfaqësojmë kaq shumë shqiptarë nëpër botë

Shkruar nga Pamfleti

“Kam gati formacionin, bëjmë lojën tonë”,

Trajneri i kombëtares, Silvinjo foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së parë në “EURO 2024” ndaj Italisë, më datë 15 qershor.

Tekniku brazilian i kuqezinjve theksoi se për të është një nder të jetë në Europian me Shqipërinë, ndërsa shtoi se do të zbresin në fushë për të luftuar dhe për të tentuar të marrin pikë nga çdo ndeshje.

Para së gjithash, unë jam shumë i gëzuar që jam këtu, kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikueseve. Nuk ka qenë e lehtë, por jam krenar që jam me Shqipërinë në “EURO 2024”. Më vjen keq për Gjimshitin që nuk ishte pjesë e ekipit në “EURO 2016”, por tani ai ka mundësinë si kapiten i ekipit të drejtojë Shqipërinë në këtë Europian. Kemi një grup të fortë, por kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. E di si nuk është e lehtë. Në fillim është ndeshja me Italinë dhe formacioni startues është totalisht i gatshëm.

Kemi aq shumë shqiptarë nëpër botë. Kemi në Itali, Gjermani, Zvicër, gjithandej. Është përgjegjësi e madhe për ne të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm. Tërë stadiumi do jetë i veshur me ngjyrën e kuqe dhe do të jetë një përgjegjësi e madhe për ne.

Nuk kam folur me Mançinin për gjashtë muajt e fundit. Ai bëri një punë të mrekullueshme duke fituar Kampionatin Europian. Kam 20 vite që e njoh. Ajo që ka drejtuar ai është e ndryshme nga kjo e sotmja.

Ju më njihni shumë mirë. Pas ndeshjes me Moldavinë, ku stampuam biletën për Kampionatin Europian, tani gjashtë muaj më vonë, ndjenjat janë njësoj. Skuadra është shumë e motivuar. Do ia dalim dhe do të bëjmë më të mirën që mundemi.”

Italia– Italia është top-skuadër. Ne do synojmë të dalim me pikë. E dijmë që ata kur të futen në fushë, do futen për fitore dhe natyrisht për të triumfuar në këtë kompeticion.

E dijmë se çfarë ndeshje na pret. Ne do shkojmë dhe do luftojmë për secilën pikë. Është nëj garë e vështirë, nuk është e lehtë. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do provojmë” .

Kundërshtarët në "EURO 2024" – “Ne e dimë se çfarë gare e madhe është kjo. E dimë se sa të mëdhenj janë kundërshtarët tanë. Në vitin 2018 ishim në Botëror me Brazilin dhe kemi luajtur një ndeshje si të barabartë, me Zvicrën dhe në disa raste kur kërkon të fitosh një ndeshje bëhet shumë e vështirë edhe për favoritët në letër. Italia nuk mund t’i lejojë vetes shumë gabime. Ne do të dalim në fushë dhe do të luftojmë për secilën pikë e më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Ne kemi studiuar të gjithë kundërshtarët tanë gjatë javëve të fundit, ku padyshim jemi përqendruar shumë tek Italia, sidomos javën e fundit, ku kemi punuar prej 8 ditësh, gjë që është shumë e rëndësishme në botën e futbollit. Natyrisht ndeshja e parë do të jetë më e rëndëishmja. Jemi përgatitur siç duhet dhe presim të bëjmë mirë ndaj Italisë”,- tha tekniku brazilian.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje