TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 16:06

"BBC" i kushton artikull 24 lojtarëve që duhen ndjekur në Europian, pjesë e listës edhe anësori kuqezi që e zbuloi Silvinjo

Shkruar nga Pamfleti

"BBC" i kushton artikull 24 lojtarëve që duhen ndjekur

Sonte në mbrëmje straton turneu i shumëpritur, Kampionati Europian me ndeshjen e parë që do të luhet në orën 21:00, Gjermani-Skoci. Ky është një eveniment madhor ku të gjithë futbollistët duan të spikasin për t’u rënë në sy klubeve më të mëdha në Europë dhe për të qenë pjesë e tyre.

Media britanike “BBC” i ka kushtuar një artikull me 24 lojtarët të cilët duhen ndjekur me vëmendje gjatë këtij Europiani. Pjesë e listës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili mund të quhet zbulimi i trajnerit Silvinjo.

Pas depërtimit të tij tek AEK-u i Athinës, Mitaj kaloi dy sezone shumë premtuese me Lokomotivën e Moskës, në atë që është kthyer në fundin e futbollit të Premierligës Ruse. Juventusi raportohet të jetë shumë i etur dhe ai pritet të nis ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund”, shkruan "BBC" për futbollistin e Kombëtares kuqezi.

Lista e plotë me 24 lojtarët që duhen ndjekur në Kampionatin Europian:

1-Martin Baturina (Kroaci, Dinamo Zagreb)

2-Uarren Zaire-Emeri (Francë, PSG)

3-Benzhamin Sheshko (Slloveni, Lajpcig))

4-Brian Brobei (Holandë, Ajaks)

5-Florian Virtc (Gjermani, Bajer Leverkusen)

6-Xhiorxhi Mamardashili (Gjeorgji, Valencia)

7-Xhohan Bakajoko (Belgjikë, PSV Eindhoven)

8-Xheorxhi Sudakov (Ukrainë, Shahtjor Donjetck)

9-Xhamal Musiala (Gjermani, Bajern Mynih)

10-Zhoao Neves (Portugali, Benfika)

11-Strahinja Pavloviç (Serbi, Salcburg)

12-Leopold Kurfeld (Austri, Rapid Vienë)

13-Arda Gyler (Turqi, Real Madrid)

14-Çavi Simons (Holandë, PSG)

15-Zeni Debast (Belgjikë, Anderleht/Sporting)

16-Mario Mitaj (Shqipëri, Lokomotiva e Moskës)

17-Vladyslav Vanat (Ukrainë, Dinamo Kiev)

18-Zheremi Frimpong (Holandë, Bajer Leverkusen)

19-Matej Xhurasek (Republika Çeke, Slavia Pragë)

20-Morten Hjulman (Danimarkë, Sporting)

21-Kenan Jilldëz (Turqi, Juventus)

22-Lazar Samarxhiç (Serbi, Udineze)

23-Adam Obert (Sllovaki, Kaljari)

24-Zan Vipotnik (Slloveni, Bordo)

mario mitaj mbrojtësi kuqezi

Lini një Përgjigje