
Mesfushori, Ilkay Gundogan do të udhëheq Gjermaninë në këtë Evropian me shiritin e kapitenit në krah. Ai u shpreh tejet optimist për ndeshjen hapëse të turnet, teksa theksoi se kanë një grup të mirë dhe shpresojnë që të shkojnë shumë larg.
“Është një nder i madh, një privilegj të jem kapiten. Në karrierën time kam kaluar shumë momente të bukura, por edhe të vështira.
Di se çfarë duhet për të fituar brenda dhe jashtë fushe. Mendoj se populli gjerman, jo vetëm tifozët, e meritojnë të fitojnë diçka. Ne kemi besim, jemi stërvitur mirë, kemi cilësi dhe kualitet brenda grupit. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë rezultat”, u shpreh ndër të tjera Gundogan.
Lini një Përgjigje