TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 09:55

Nis sot “Euro2024”, kuqezinjtë në kërkim të "historisë"

Shkruar nga Pamfleti

Nis sot “Euro2024”, kuqezinjtë në kërkim të

Pritja merr fund sot. “Euro2024” ngre siparin në mbrëmje, ku 24 përfaqësuese të ndara në 6 grupeve synojnë të bëjnë mirë në këtë turne unik, mbi të gjitha për Shqipërinë.

“Shqiponjat” kuqezi janë në kërkim të historinë, ku në këtë pjesëmarrje të dytë synojnë të shkojnë më larg, të kalojnë fazën e grupeve, pavarësisht se bëjnë pjesë në grupin e “ferrit”, kundër përfaqësueseve të mëdha si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Shqipëria debuton të shtunën, më datë 15 qershor, kundër Italisë në Dortmund. Stadiumi “Iduna Park” pritet të vishet kuqezi pasi parashikohen të jenë të pranishëm afro 50 mijë tifozë shqiptarë.

Sfida hapëse e këtij Evropiani luhet sot në mbrëmje, në orën 21:00, me Gjermaninë pritëse që përballet me Skocinë.

Lini një Përgjigje