
Pas sigurimit të Kupës së Botës dhe trofeut të Nations League, Kampionati Evropian i futbollit është e vetmja “skenë” në të cilën, Kylian Mbappe nuk ka arritur të shkëlqejë.
Në këtë edicion, gjithçka do të ndryshojë me “yllin” francez, që pritet të “shpërthejë”, në Gjermani. Transferimi më i ri i “Galaktikëve” të Real Madrid do të udhëheqë për të parë Francën, në një kompeticion, madhor, si kapiteni i tyre, teknikun, Didier Deschamps, i cili duket se ka marrë vendimin e duhur, për të kurorëzuar “Gjelat”, si “mbretërit” e Evropës, pasi ky vendim i teknikut, duket se ka karikuar jo pak edhe “yllin” e sulmit.
“Botërorin dhe Ligën e Kombeve i kam fituar, tani është momenti i Europianit. Është kompeticioni im i parë si kapiten i Francës, e ndiej shumë”, është shprehur Mbappe, vetëm tre ditë para sfidës së parë, teksa kujtojmë se “Gjelat” do të nisin aventurën e tyre evropiane, mbrëmjen e së hënës, në përballjen ndaj Austrisë.
Lini një Përgjigje